Një artiste e thonjve ka treguar se si ajo shpenzoi 31 mije paund për të rënë nga pesha dhe për të ndryshuar pamjen e saj.
Natalie gjithashtu u diagnostikua me një mëlçi të yndyrshme dhe mjeku i tha se po të vazhdonte kështu do të kesh vetëm pesë vite jetë. Pas anashkalimit të mëngjesit, dieta e saj përbëhej nga vezët, pasta, sallame, pica, patatet e skuqura dhe kerri. Por pastaj ajo arriti transformimin e tanishëm.
Ajo ka bërë një sërë operacionesh duke përfshirë gjoksin, heqjen e dhjamit të barkut, tërheqje lifting të fytyrës si edhe rinoplastikë të hundës. Së fundmi, 55-vjeçarja bëri një ngritje të fytyrës që i kushtoi 9000 paund dhe i leu flokët e saj të gjatë e të zinj në një bjonde platini.
Për të kompletuar pamjen e saj të re, Natalia tani po mendon të bëjë një operacion plastik tek krahët e saj dhe premton se do të jetë operacioni i saj i fundit.
Kështu ndodh dhe ajo është përpjekur të transformojë imazhin e saj që prej vitit 2015, kur ishte një 24-vjeçare obeze kaq shumë sa e kishte të pamundur për të hipur tek tre kuajt e saj që i kishte trashëguar si një pasuri prej vitesh nga familja e saj.
Natalia thotë se ajo ka ndryshuar kaq shumë sa edhe miqtë nuk e njohin kur i përshëndet në rrugë.
Ajo tha: “Shpesh qëllon që njerëzit që njoh nuk më njohin. Unë u them përshëndetje dhe ata më shikojnë të cuditur dhe pyesin ‘kush je ti?’. SHIKO.NEWS