Për shumë njerëz, punët e shtëpisë janë një tmerr i vërtetë. Askush nuk do të donte të kalonte gjithë ditën duke larë enët, fshirë xhamat dhe pluhurat e mobiljeve apo në rastin më të keq duke larë tualetin. Por pavarësisht kësaj, sa herë që shkoni në një shtëpi të pastër nuk mund të mos përgëzoni të zotët e shtëpisë, kryesisht zonjën, për përkujdesjen deri në detaje.Gjithsesi duhet ta pranoni, sido që të shkojnë gjërat, të gjithëve ju duhet që në një moment të caktuar të merrni fshesën dhe të bëni pastrimet. Ky aktivitet, i thjeshtë në dukje dhe shpeshherë jo i vlerësuar ashtu siç duhet, ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj . Zbuloni përse-në :
1.Flini më mirë: Një dhomë gjumi e pastër, e parfumosur, çarçafë të bardhë që kundërmojë aromë të mirë…e kush nuk do të donte të flinte në një dhomë të tille? Nëse dhoma juaj e gjumit është komode dhe e pastër, trupi prodhon natyralisht sasi të larta të serotoninës, i ashtëquajturi hormon i lumturisë, i cili rregullon ritmin kardiak dhe ciklin e gjumit dhe zgjimit.
2.Jeni më të lumtur: Kur shtëpia është e çrregullt është e natyrshme të ndiheni të stresuar. Arsyeja është shumë e thjeshtë: kaosi vizual stimulon prodhimin e kortizolit, hormonit përgjegjës për shfaqjen e stresit dhe depresionit. Ndërsa kur shtëpia është e pastër, ju ndiheni më të qetë dhe më mirë nga gjendja emocionale.
3.Jeni më krijues: Edhe pse shumë prej artistëve kontroversë, kanë gjetur burimin e frymëzimit në ambiente ndoshta të çuditshme dhe jo shumë konvencionale, duhet thënë që një shtëpi e pastër ju ndihmon të jeni më krijues. Keni kohë të luani me fëmijët, të shpikni lojëra dhe situata të reja.
4.Nuk prekeni nga alergjitë: Një ndër burimet kryesore të alergjive në shtëpi janë papastëritë dhe pluhuri të akumuluara në objekte të ndryshme. Gjatë pastrimit ju vrisni bakteret dhe viruset e ndryshme. Në këtë mënyrë ju dhe familja juaj jetoni më shëndetshëm. Një ambient i papastër është vatër e hapur infeksionesh.
5.Dini si të kurseni: Është meritë e mamave apo gjysheve që merren me punët e shtpisë që shumë prej jush kanë ende atlete të bardha, bluza që duken të reja si herën e parë apo këpucë të pagërvishtura. Të qenit nikoqire nënkupton të dini si të kurseni dhe t’i ruani për një kohë të gjatë gjërat.
Shendetshem