Arti shqiptar në zi/ Bujar Kapexhiu drithëron me fjalët: Ylli më i ndritshëm i artit u shkëput

Edi Luarasi, aktorja e shquar shqiptare u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Artisti Bujar Kapexhiu ka thënë se nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm nje artise qe do ti mungoj artit.

“Është i dhimbshëm çasti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet nga kjo jetë. Edi Luarasi, një nga aktoret më të shquara nuk është më, por padyshim që ka lënë gjurmë të thella në ekran dhe në teatër dhe do jetë e paharruar gjithmonë. Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm, për të bërë dritë në parajsë. Jam i sigurt se shumë dhimbje kanë për miqtë e kolegët e saj, por edhe spektatorët. Me atë që ajo ka lënë ajo do mbetet e paharruar për të gjithë.

Kemi qenë të dy bashkë dhe për duartrokitjet, ovacionet, suksesin, por edhe të tjerat gjëra që pësuam nga regjimi”, tha Kapexhiu.