Mediat e huaja shkruajnë se dasma, ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm dhe aristokratë, ishte kulmi i një feste të madhe në fundjavë në kryeqytetin italian, që nisi që të premten në mbrëmje.
Me çiftin u bashkuan motrat e Lady Kitty, binjaket Eliza dhe Amelia, Viscountess Emma Weymouth me bashkëshortin e saj, Ceawlin Thynn, markezja e Bath, ylli i popit Pixie Lott dhe i dashuri model i saj, Oliver Cheshire dhe shumë të tjerë.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe tre fëmijët e rritur të 62-vjeçarit Lewis, nga një martesë e mëparshme. 30-vjeçarja Kitty, fëmija i madh i vëllait të Diana Earl Spencer, duket se ka krijuar një marrëdhënie të fortë me fëmijët e bashkëshortit të saj, i lindur në Afrikën e Jugut.
E duke qenë se dasma u mbajt në Itali, shtëpia e modës “Dolce dhe Gabbana”, luajti një rol kryesor. Disa nga të ftuarit, përfshirë Viscountess Weymouth, DJ Marjorie Gubelmann dhe stilisten Jade Holland Cooper, u veshën me veshjet e “Dolce dhe Gabbana”