Që të vegjël na kanë mësuar të lajmë çdo gjë që hamë, përjashtojmë këtu ushqimet e përpunuara, pasi higjiena është e vetmja mënyrë që arrin të mbajë larg bakteret dhe infeksionet e ndryshme, që merren nëpërmjet ushqimit. Në të vërtetë, larja e disa produkteve mund të ketë ndikime negative për shëndetin. Më poshtë Living ju njeh me tre ushqimet që nuk duhet të lani kurrë pasi mund të kthehen në vatra infeksioni.
1. Pula nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, megjithatë jeni të sigurtë që e gatuani ashtu siç duhet? Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.
2.Kur bëhet fjalë për mishin e kuq, ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe:nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve: si diabeti, Alzheimer, depresioni etj. Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë pasi njëlloj si pula, mishi i papërpunuar përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij. Këshillohet që shkrirja e tij të mos bëhet në mikrovalë, por të lihet të pushojë në një enë çfarëdo.
Kërpudhat janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë. Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese. Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni.