‘’Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën”. Por, nëse këpucët e lëkurës gërvishten sapo dilni në rrugë dhe çizmet e llastikut ju fusin ujë, bëni mirë t’i jepni numrin e ndonjë këpucari ose adresën e Living. Edhe pse duket qesharake, duke marrë parasysh se jetoni në epokën e internetit, shpeshherë nuk kujdeseni për këpucët ashtu siç duhet dhe përfundoni duke i prishur si pasojë e larjes së gabuar apo mostrajtimit të duhur të materialeve specifike. Për këtë arsye ju propozojmë në artikullin e sotëm 3 mënyra si t’i bëni të duken si të reja këpucët e kastorit, lustrafinit dhe çizmet prej gome ose llastiku:
1.Eleminoni shenjat dhe gërvishtjet nga këpucët e lustrafinit me vazelinë: Gërvishtjet janë të pashmangshme në këto lloj këpucësh sidomos kur janë ngjyrë e zezë apo ngjyrë mishi. Zgjidhja për këto shenja është vazelina. Merrni një furçë dhëmbësh me qime të butë dhe fërkoni shenjat e gërvishtjes me vazelinë deri sa të zhduken. Ky veprim do t’i bëjë këpucët tuaja të duken të reja e plot shkëlqim.
lustrafini
2.Gjallëroni çizmet e gomës apo llastikut me vaj ulliri: Hidhni disa pika vaj ulliri në një sfungjer të pastër dhe filloni fërkoni butësisht çizmet e llastikut. Fshijini me një napë të thatë me lëvizje rrethore. Tregoni kujdes pasi duhen vetëm dy ose tre pika vaj, jo më shumë.
bllonde
3.Hiqni njollat nga këpucët e kamoshit: Këpucët e kamoshit ose të kastorit janë shumë të bukura, por bëhen lehtësisht pis prandaj shumë prej nesh mundohen t’u shmangen kur vjen puna për të blerë një palë këpucë të reja. Në qoftë se keni shumë palë të tilla në garderobën tuaj, ka ardhur koha t’i pastroni dhe t’i bëni të duken si të reja. Së pari nuk duhet t’i spruconi me llak, parfum apo deordorant, pasi këto lëndë dëmtojnë këpucët kamosh. Pastroni njollat me gomë lapsi dhe fërkojini me furçë dhëmbësh me uthull të bardhë. Lërini në thahen natyralisht.