3 ditë i zhdukur, kjo është 50-vjeçarja që kishte rrëmbyer 12 vjecarin për të lypur në rrugët e Sarandës: Doja ta ndihmoja

Nga Tirana në Sarandë, ky udhëtim i 12-vjeçarit që ishte i raportuar i zhdukur nga babai i tij, nuk ishte aspak rastësor.

Të gjithë iu bëri përshtypje se si një 12-vjeçar, pa para në xhep, ka mundur që të ikë në një qytet të largët, por fatkeqësisht kemi të bëjmë me një rast flagrantë.

Mesohet se ai ishte marr nga 50-vjeçarja e identifikuar si Bukuroshe Muharremi, banuese në Sarandë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçarja e ka marrë 12-vjeçarit për ta nxjerrë që të lypte.

Ka qenë babai i të mitur që ka bërë te ditur në media, ku fatmirësisht qytetarët, si edhe organet kompetente u vunë në lëvizje e duke bërë të mundur gjetjen e tij.

Ai kishte humbur që më 4 korrik, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t’u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.