29 vjecari i jep fund jetes duke u hedhur nga ballkoni ne Pogradec

Ngjarje e trishtë në një fshat të Pogradecit. Një djalë 29 vjeç është hedhur nga ballkoni i banesës dhe ka ndërruar jetë për në spital.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Policia vendore informon se ‘mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’