Një grua pretendon se ajo po lufton për jetën e saj pasi kishte qenë për pushime në hotelin me 4 yje ku stafi “nuk i lante duart”.
Gruaja thotë se ajo pothuajse vdiq pasi u kthye në shtëpi nga një pushim 1,400 paund në Egjipt shtatorin e kaluar.
28 vjecarja dhe i fejuari 31 vjec kishin qenë me pushimi në resortin luksoz por gjatë kthimit për në shtëpi, kur ishin ende në aeroplan shumë ngjarje të pakëndshme u kishin ndodhur atyre. Në fillim i fejuari i saj kishte pasur rreth 6 herë të vjella pa pushim dhe ajo të njëjtat simptoma i përjetoi menjëherë sapo u kthye në shtepi.
Pasi ata ishin kthyer në shtëpi ata ishin vizituar dhe kishin bërë disa analiza. Mjekët thanë se kishte “shumë gjasa” që gruaja të ishte infektuar me Hepatitin A – një infeksion i mëlçisë që përhapet në jashtqitjen e një personi të infektuar. Kështu ajo është e sigurt se e kapi virusin nga hoteli – emrin e të cilit ajo zgjodhi të mos e tregojë – duke pretenduar se higjiena e ushqimit në atë resort ishte “e tmerrshme”.
Për fat të mirë, cifti është më mirë. Gruaja u shërua – por ende po vuan efektet e dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave dhe vazhdon jetën e saj sikur cdo gjë të kishte qenë një ëndërr.