Një vajzë 26 vjecare arriti të kursejë 4000 euro në vetëm gjashtë muaj me sfidën “pa shpenzime” – duke anulluar abonimet dhe duke hequr dorë nga alkooli apo të ngrënit jashtë. 26 vjeçarja vendosi të rinovojë financat e saj pasi nuk po e kuptonte ku i shkonin paratë që fitonte në punë.
Në fillim të “vitit pa shpenzime”, Mia vendosi një synim për të kursyer 4 mijë euro në vit, por e arriti shumën deri në qershor dhe tani e ka rritur objektivin e saj të kursimeve në 7 mijë euro.
“Një ditë u ndala dhe pyeta veten se si po shpenzoja 500 euro në muaj për asgjë materiale – paratë e mia shkonin për ushqim, pije dhe ndoshta ndonjë rrobë, pasi sërish po harxhoja shumë.” Ajo foli për zakonet e saj të mëparshme të shpenzimeve, duke vënë në dukje blerjet e vogla ditore duke filluar nga kafet apo edhe ofertat e vakteve tek fast food si edhe Pepsi Max që i kushtonte vetëm si pije 4 euro cdo ditë.
Tani shpenzimet mujore të Mia-s pas një stili jetese pa shpenzime janë këto: qiraja 850 euro, faturat gati 260 euro, abonimi i Netflix që kushton 12,99 euro , dhe ajo nuk shpenzon asgjë për të ngrënë jashtë në restorante ose për të pirë nëpër lokale.
Vajza tregon se ka patur mbështetjen në rrethin e saj shoqëror, ku edhe ata daljet jashtë për pije apo ushqim i këmbyen në pikniqe në natyrë dhe darka shtëpie të përshtatshme për buxhetin.
Ajo thotë e buzëqeshur: “Miqtë e mi kanë qenë vërtet mbështetës gjatë këtyre muajve, pasi ne jemi mbledhur së bashku dhe kemi shkuar për piknik, ndryshe nga ne dilnim në bare ose restorante sa herë që kishte diell.”
Kështu pavarësisht kufizimeve financiare, Mia shprehu kënaqësinë e saj: “Kjo verë për mua ka qenë shumë e mirë dhe nuk jam ndjerë sikur kam humbur ndonjë gjë, përkundrazi e ndjej veten të fituar.” Si mendoni a ja vlen? Shiko.news