Home TE NDRYSHME 20 shenjat që ju tradhton burri, treguar nga përvoja e një dedektivi...

20 shenjat që ju tradhton burri, treguar nga përvoja e një dedektivi privat

365
0

Shenjat që ai po ju tradhton: Tom Martin, konsiderohet personi më i përshtatshëm për të nxjerrë në pah kush janë 20 gjërat që duhet t’ju shqetësojnë

Të zbulosh se partneri/ja që ke zgjedhur të kesh pranë po të tradhton është një proces i dhimbshëm. Sidomos kur zbuloni se kjo ndodh prej një kohe të gjatë.

Me katër dekada përvojë në FBI nga të cilat shumë vite dhe si dedektiv privat, Tom Martin drejton zyrën e tij të hetimit në Kaliforni.

Tom Martin konsiderohet të jetë personi më i përshtatshëm për të nxjerrë në pah shenjat për të cilat duhet të bien kambanat.

Duke folur për britaniken “Independent” që citon noa.al, Martin ka bërë një listë me 20 shenja, duke theksuar se nëse dikush vëren 1-2 të tilla nuk duhet të shqetësohet aq shumë.

Por nëse ato rriten në 4 ose edhe më shumë, gjithkush duhet të fillojë të ketë dyshime dhe të ngrejë pikëpyetje.

Ja lista e detajuar e 20 shenjave:

Ndryshimi i zakoneve të përditshmërisë

Nuk ka më rutinën që keni hasur prej kohësh.

Udhëtime pune të shpeshta dhe të gjata

Mungesa gjatë pushimeve ose evenimenteve familjare

Orare të tepërta

Shpjegime të paqarta

Llogaritë sekrete në mediat sociale

Llogari të fshehura të kartave të kreditit

Kurimi i pazakontë i pamjes së tij të jashtme dhe fizikut

Nuhatja e aromave të panjohura

Blini dhurata që nuk i keni parë kurrë

Objekte të vëna në vende të pashpjegueshme

Papritur regjistrohet në një palestër

Telefonata të humbura nga një numër i panjohur

Mënjanimi kur dikush e merr në telefon

Mesazhe të koduara në celular

Rrallë e për mall bëni dashuri

Ndjeshmëria dhe qëndrimi vetëmbrojtës në çështje të ndryshme

Gënjen

Irritohet nga vizita të papritura