Sado të kujdesshëm të tregohen personat me syze, përsëri vërejnë gërvishtje të vogla tek syzet. Lentet e tyre bëhen pis, krijojnë gërvishtje dhe si pasojë deformohet pamja, duke sjellë probleme tek personat me syze optike. Pastrimi me ujë të ngrohtë dhe fshirja e syzeve pas bluzës nuk janë mënyrat e duhura të pastrimit. Lexoni më poshtë 2 metoda delikate të pastrimi që do t’i bëjnë syzet tuaja të duken si të reja.
Sodë buke
Përzieni pak sodë buke me ujë deri sa të krijohet një pastë. Pastaj aplikojeni në syzet tuaja dhe fshijini butësisht me lëvizje rrethore. Shpëlajini me ujë të ftohtë dhe syzet tuaja do të duken si të reja!
Pastë dhëmbësh
Vendos pak pastë dhëmbësh në lentet e syzeve dhe fshijini me një copë pambuku në lëvizje rrethore. Pastaj lani syzet me ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Do të habiteni nga rezultatet!