Avokati i popullit Altin Goxhaj ka hedhur serish dyshime per raportimin e shifrave per jetet e humbura nga Covid-19 ne Shqiperi.
Avokati ka shprehur se ende nuk ka statistika se sa persona kane humbur jetne nga covidi ne vendin tone dhe me tej ka shtuar se per vitin 2017 kane humbur jeten nga gripi 2800 persona, shifer kjo shume here me e larte se covid-19.
Po ashtu Goxhaj tha se nga te dhena te pakonfirmuara ende, thuhet se Shqiperia paguhet per cdo humbje jete te shenuar si raste humbje jete nga covid-19, me nje shifer te larte prej 16 deri ne 18 mije euro per rast.
Ja fjalet e tij ne interviste:
“Qeveria ende nuk ka asnjë statistike në lidhje me jetet e humbura nga Covid-19. Me Covid-19 kanë nderruar jete deri tani më pak se 1% dhe më pak se muaji janar i vitit 2017. Në dhjetor 2016, janar dhe shkurt të 2017 rreth 2800 vetë nderruan jete nga gripi. Deri tani kemi një numër dhjetë herë më pak nga Covid-19. Janë shifra që manipulojnë tërësisht të vërtetën dhe është anuluar bërja e autopsisë. Nëse dikush nderron jete me Covid-19 shteti merr përsipër ceremoninë funerale, gjë që rrite dyshimet. Nga të dhëna ende të pakonfirmuara rezulton se shteti paguhet rreth 16-18 euro dhe kjo ka sjellë rritje të shifrave. Unë nuk jam në gjendje të them se nga se humben jeten, por do të them që numri është aq i vogël. Shifrat botërore janë të manipuluara dhe numri i të jeteve te humbura nga Covid-19 është shumë më i vogël sesa nga sëmundjet e tjera. Ka dhe gripe që bejne me shumë dëme më shumë se Covid-19 dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të mbyllët çdo gjë.”