Një vajze 13 vjeçare ka fituar me sukses betejën ndaj ka ncerit falë një terapie të re, të zhvilluar pak kohë më parë nga shkencëtarët.
Të gjithë trajtimet e tjera për leuçeminë e Alyssa-s kishin dështuar. Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën “redaktimin bazë” për të kryer një vepër të inxhinierisë biologjike për t’i ndërtuar asaj një ilaç të ri të gjallë. Gjashtë muaj më vonë kanc eri është i zhdukur, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.
Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u dia gnostikua me leu çemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar.
Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet, por për Alyssan ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.
Kështu që Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori terapinë e zbuluar vetëm 6 vite më parë, për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të sulmonte ato kanceroze të Alyssa-s. Alyssa është vetëm e para nga 10 personat që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike, shkruan BBC.