Larja e veshjeve mund të duket si procesi më pak i komplikuar, pasi të gjithë punën e bën makina larëse. Ajo që ne duhet të bëjmë është ta programojmë dhe të shtojmë pluhurin larës. Nëse deri më sot keni vepruar në këtë mënyrë, e sigurtë që keni bërë shumë gabime. Përzierja e ngjyrave, temperatura apo metoda e gabuar mund të prishë veshjet. Më poshtë kemi listuar 10 gabimet më të shpeshta!
1. Ndajini rrobat sipas ngjyrave, ose sipas gradacionit.
Nuk mund të lani të bardhat me ngjyrat, pasi veshjet do të bëhen sikur kanë kaluar ylberin.
2. Njollat duhet t’i pastroni përpara se t’i fusni në makinën larëse, sepse m shumë mundësi ato nuk do të pastrohen vetë.
3. Mos përdorni shumë pluhur larës
4. Bluzat me zinxhir duhet t’i mbyllni gjithmonë, pasi zinxhiri mund të kapet tek veshjet e tjera dhe t’i prishë.
5. Mos harroni të zbërtheni kopsat e këmishave para se t’i vendosni në makinën larëse.
6. Mos përdorni shume zbardhues
Duke përdorur shumë zbardhues nuk do t’i bëni rrobat më të bardha, por do të rrezikoni të prishni materialet delikate.
7. Jo të gjitha veshjet lahen në lavatriçe. Kur etiketat thonë që veshja duhet larë me dorë, bëni mirë mos të eksperimentoni.
8.Përdorni dy procese për jastëkët dhe kuvertat (batanijet)
9.Mos e kaloni peshën e kazanit të lavatriçes.
10. Kujdesuni për makinën larëse që most ë ndryshket.
Shendetshem