Një urim paksa ndryshe ka ardhur nga moderatorja, Arbana Osmani ditën e sotme për të gjithë fëmijët.
Ajo përmes një fotoje nga spitali ka zbuluar se djali i saj i madh, Joni ka ope ruar bajamet.
Teksa të gjithë fëmijët festojnë “1 qershorin”, Arbana i ka uruar shëndet dhe të gjithë ata prindër të cilët përballojnë vuajtjet dhe sëmundjet e të vegjëlve të tyre “Zoti i ruajt”.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi op eruam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin”, shkruan Arbana.