8 shenja të hershme të kancerit të mushkërive që të gjitha femrat duhet t`i dinë

Ka shenja të kancerit të mushkërive që mund të na bëjnë të kuptojmë se ndoshta diçka nuk shkon, por janë edhe disa të tjera të padyshimta që të gjitha gratë duhet t’i dinë. Një diagnozë e hershme, në fakt, mund të shpëtojë një jetë!

Vështirësi në frymëmarrje

Një nga simptomat e kancerit të mushkërive është mos ngopja me frymë. Mund të ndodhë shpesh kryesisht në momentet e një aktiviteti fizik, por nëse e ndjeni në mëngjes sapo zgjoheni ose ndërsa nuk po lodheni, ky është një sinjal i problemeve me frymëmarrjen.

Ndjeheni e lodhur

Ndjesia gjithmonë e lodhur, mospasja e forcës së nevojshme mund të jetë një simptomë që nuk duhet nënvlerësuar. Ka shumë sëmundje që e kanë këtë simptomë, ndaj është më mirë të hetohen më tej.

Kollë e vazhdueshme

Nëse kolla nuk largohet dhe duket se po përkeqësohet, atëherë ndoshta është koha për të rezervuar një kontroll mjekësor. Kollitja është një reagim natyral i trupit ndaj acarimit të sistemit të frymëmarrjes. Nëse nuk largohet, do të thotë se shkaku është ende i pranishëm.

Dhimbje në shpinë dhe shpatull

Dhimbja e shpinës zakonisht nuk shoqërohet me kancerin e mushkërive, por tek gratë, ndjenja e dhimbjes së mprehtë midis shpatullave është një simptomë e diçkaje që nuk shkon.

Zë i ngjirur

Ulja dhe ngjirja e papritur e zërit, mund të jetë një simptomë e kancerit, e cila shkakton acarim dhe inflamacion të kordave vokale duke ndryshuar zërin tonë.

Humbje peshe

Nëse humbisni peshë papritmas pa mbajtur dietë dhe duke mos bërë asgjë për këtë, atëherë është mirë të kontaktoni mjekun tuaj.

Vështirësi në gëlltitje

Ënjtja dhe inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes mund të shkaktojnë gjithashtu vështirësi në gëlltitje. Nëse kjo zgjat shumë, ndoshta është më mirë të kuptojmë nëse bëhet fjalë për alergji apo diçka tjetër.

Dhimbje gjoksi

Së fundi, dhimbja e gjoksit mund të tregojë gjithashtu inflamacion të mushkërive.