Zyrtarisht në dimër! Bore dhe shi kete fundjavë, ja si parashikohet të jetë moti

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kënë në veriperëndim e qender të vendit që në orët e para të 24-orëshit, reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpasherëshme me intensitet mesatar. Në lartësin mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 1400 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e diel do të mbizotëroj mot i vranët e në itervale te shkurtëra kohore do të kemi përcarje të tyre.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore lartësin mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, ndersa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgtare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqeruar me nje dallgëzim të forcës 4-5 ballë.