Zv. Ministrja e Shendetesise Eugena Tomini ka paralajmeruar karantine te plote
Ajo është shprehur sot gate nje interviste se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.
Tomini tha se janë ezauruar deri në 80% të shtretërve, përfshirë edhe dy spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës.
“Kemi një transmetim komunitar, një transmetim me një incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara. Kjo, konfirmuar jo vetëm me pozitivitetin, por edhe me rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor kundrejt shtimit të kapaciteteve në shtretër në nivelin qendror, ku kemi ezauruar deri në 80% të shtretërve përfshirë dhe dy spitalet rajonalë, spitalin e Durrësit dhe spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, kemi një zbritje të fashës moshore drejt grupmoshave aktive, 15-24 dhe 25-34 vjeç”.
Sipas Tominit, karantina do të jetë ‘guri’ i fundit i përodrur kundrejt shtrengimit të masave.
“Gjithkush nga ne nuk do të donte të shkonim drejt një karantine totale. Për më tepër do të jetë guri i fundit i kapur apo i përdorur përkundrejt shtimit të masave. Por dua të theksoj përgjegjshmërinë e secilit nga ne, duhet të jemi të gjithë të përgjegjshëm për zbatimin e masave.”, tha ajo.