Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden, do të vazhdojë të punojë me kohë të plotë si mësuese, pavarësisht se burri i saj është President i Amerikës, dhe atë tashmë e pret një angazhim i ri.
Jill Biden, 69-vjeç, tha se roli i saj ishte ‘i rëndësishëm’ kështu që edhe të bërit Zonjë e Parë nuk do ta ndalonte atë të punonte, duke dhënë kështu dhe një shembull personal të fuqisë të të qenit grua.,
Zgjedhja e saj për të vazhduar punën do ta bëjë atë për herë të parë, Zonjën e Parë që ka një punë me kohë të plotë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Është e rëndësishme dhe unë dua që njerëzit të vlerësojnë mësuesit dhe të dinë kontributet e tyre dhe të ngrenë lart profesionin e tyre”, tha ajo. Jill Biden është mësuese anglishteje në Kolegjin e Komunitetit në Virxhinian veriore, ku do të vazhdojë të paktën edhe disa kohë që të japë kountributin e saj.