PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEO, gjatë ditës së sotme dt.15 Dhjetor dhe dy ditëve në vazhdim, lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Për pasojë pritet PËRKEQËSIMI I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes së zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.
Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve si dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve pritet të ketë përmbytje të lokalizuara në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në këto qarqe. Gjithashtu priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës si dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 22 °C
në vendet malore: 7 / 17 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.