Tetova u cudit nga një zjarr i rënë në një strukturë spitalore Covid gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga ky zjarr raportohen të paktën 20 jete te humbura.
Në një lidhje telefonike për “ABC-ja e Mëngjesit”, gazetari Seladin Xhezari ka raportuar se sipas burimeve dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që ka bërë më pas që zjarri të përhapet me shpejtësi në të gjithë strukturën spitalore.
Sipas Xhezairit zjarri ka rënë rreth orës 21:02, ndërsa në spital raportohet se kanë qenë rreth 26 persona.
Më tej gazetari ka theksuar se në këtë spital më 23 gusht të këtij viti iu dëmtuan tubat e oksigjenit dhe të ajrit të kondensuar por policia ende nuk e ka zbardhur çështjen.