Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bëre të ditur sot nga Poliklinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë ja se si shprehet ajo:
“Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza graduale dhe cdo gje do te vi avash avash. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19.
Sipas Ministres, pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor dhe cdo gje do te ndryshoje.
“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.
Shpresojme qe ne ditet ne vazhdim cdo gje te shkoje me mire dhe te shkojme ne nje gjendje me te lehte dhe drejte jetes normale.