Pas nisjes së sulmit mbi Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka marrë masa mbrojtëse ndaj familjarëve të tij, duke i fshehur ata në një qytet nëntokësor në Siberi
Familja e Putin po qëndron në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë, që ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, raporton Daily Mail, transmeton Noa.al.
“Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore. Ky bunker ndodhet në Altai. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”,- tha profesori amerikan Valery Solovey.