Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.
Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.
Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit.
Por nuk ndalet këtu! Në artikull shkruhet edhe se gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projektit por që kurrë nuk ka bërë asnjë zhurmë në media lidhur me çështjet që ka trajtuar për natyrën e Shqipërisë.
Deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar për të mohuar apo për të sqaruar pozicionin e tyre në gjithë këtë histori. Por duket se është kthyer në një “hit” duke u shpërndarë pafund në çdo rrjet social./Dita