Zbulohet letra 17-vjeçares nga Gjirokastra para se ti jepte fund jetes

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Gjirokaster ku 17 vjecarja Irsa Muçollari i ka dhene fund jetes pasi ate e bullizonin ne shkolle.

Ajo i ka dhene fund jetes se saj ne banese ku ka lene dhe nje leter

O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami. Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”, shkruante 17-vjeçarja.

Irsa Muçollari e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj.

Kjo letër ka hedhur dritë mbi arsyet e tmerrshme që çuan 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij akti ekstrem.

Tashmë autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanazit “Siri Shapllo” ku studionte 17-vjeçarja si të gjithë shoqërinë e saj.