Nëntorin e vitit të kaluar, aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij, zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti, të martuar 6 vjet më parë në Paris, kanë përkujtuar këtë 14 shkurt përvjetorin e martesës, por edhe duke zbuluar një surprizë – gjininë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë: do të jetë djalë.
Në një set fotosh nga Uludag, vendi ku kaluan fundjavën, Basak Dizer zbuloi për herë të parë edhe barkun e rrumbullakosur. Në muajin e 6-të të shtatzënisë, Dizer duket shumë në formë, ndaj edhe ndjekësit nuk ia kanë kursyer komplimentet dhe urimet.
Tatlitug dhe Dizer, në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, kanë treguar se janë shumë të lumtur dhe mezi po presin të kenë në krah djalin e tyre.
“Jemi shumë të lumtur. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Zoti ua dhëntë të gjithë njerëzve që e dëshirojnë një fëmijë. Le të jetë i shëndetshëm së pari dhe të vijë shëndoshë e mire” – tha Tatlitug.
Për emrin, aktori tha se ende nuk e kanë vendosur se me ç’emër do ta pagëzojnë. Kanë ende kohë për të vendosur…