3 raste të reja me koronavirus në qytetin e Elbasanit dhe te 3 ishin nga e njëjta familje dhe bëhej fjalë për një grua 52-vjeçare dhe vajzat e saj 23 dhe 25 vjeç.
Por 52 vjecarja eshte punonjëse banke, dhe kjo ka bërë që t’iu merren tamponët të gjithë kolegëve që punonin me të, diku te 20 persona.
Rezultati i këtyre testeve pritet të dalë ditën e sotme 52-vjeçarja punonte në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
Gruaja pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe mësohet se vuante nga diabeti i është drejtuar infektivit në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar kurse vajzat jane vete izoluar ne shtepine e tyre.
Nuk dihet nëse punonjësit e BKT-së në qytet vazhdojnë punën, por rezultati i testimeve të tyre duhet të dalë sa më shpejt, në mënyrë që të bëhet një hetim epidemiologjik sa më i gjerë.
Shpresojm qe gjendja e tyre te jete e mire dhe pa probleme.JOQ