Zbulohet e verteta pse 17-vjecarja i dha fund jetes ne Divjakë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Starvec të Divjakës para pak ditësh.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj pasi familja donte ta fejonte me forcë.

Vajza kishte dëshirë të vazhdonte shkollën, por duke qenë se familja kishte plane të tjera për të ardhmen e saj, ajo ka vrarë veten duke pirë fostoksinë.

Ngjarja duket se është mbajtur e fshehtë nga policia, por i gjithë fshati është në dijeni të kësaj ngjarje tragjike dhe të rëndë.

17-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundir ditën e sotme, por ngjarja ka tronditur fshatin, komunitetin dhe shokët dhe shoqet e klasës së saj.

Burimi 1:

Pershendetje Joq, Dje nje vajz 17 vjece nga starveci I divjakes I ka dhen fund jetes me barna miu sepse donin ta fejonin me zor ndersa ajo donte te vazhdonte shkollen
Kur do perfundojn kto mentalitete moren vajzen me qaf ajo bente shkollen ne divjak ka qen nji nxenese shum e mir
Anonim ju lutem. Baba I asaj ka dash ta fejoj me sesben dhe nuk kan dasht ta bejn publike se do dilte e verteta sot varroset pardje ka vdek. 5 minuta esht nga ktu fshati gjith e kan mar vesh

Burimi 2:

Mora vesh sot qe diten e djeshme ne divjak nje vajz rreth 17vjec I kishte dhen fund jetes se vet duke pir fotoksin nje nder arsyet dyshohet me qen nje fejes me detyrim nga familja. Burimi JOQ