Një hetim ka nisur tashmë mbi financat e Babis Anagnostopoulos dhe stilin e tij ekstravagant të jetesës, që kishte ngritur që më parë dyshime për përfshirje të mundshme në trafik te lendeve te ndaluara.
Çifti kishin qenë kohët e fundit në pushime luksoze në Dubai, kishin shpenzuar rreth 50 000 euro për të blerë tokë dhe kishin dizenjuar shtëpinë e tyre të ëndërrave që kushtonte rreth 180 000 euro.
Tanimë oficerët besojnë se 20-vjeçarja Crouch mund të ketë zbuluar për aktivitetet e paligjshme të bashkëshortit dhe kishte shprehur kundërshtimin e saj.
Burime tregojnë se piloti kishte nisur të bëhej gjithnjë e më kontrollues me të shoqen, madje kishte vendosur një aplikacion gjurmues në celularin e saj.
Ai gjithashtu e shoqëronte atë në sesionet e terapisë pasi trembej se ajo mund të nxirrje sekretet e tij.
“Mënyra sesi ndodhi ngjarja tregon se u bë që fizikisht dhe simbolikisht t’i mbyllej goja”, thonë burime të hetuesisë greke, sipas The Sun.
Carolinë gjithmonë kontrollonte që dera të ihste mbyllur gjatë sesioneve të saj të terapisë, ndërsa babai i saj David thotë se bija e tij kishte “një sens të fortë për të drejtën e të gabuarën” dhe do të tregonte burrin nëse zbulonte se ishte i përfshirë.
Ai shton se ka arsye të besohen zhurmat në shtypin grek se piloti ishte i lidhur me trafikun e dro gave.
Javën e kaluar gazetarja greke Angeliki Nikolouli sinjalizonte se Caroline mund të ketë parë diçka, sipas shkrimeve ‘të koduara’ në ditarin e saj, ku detajohej sjella abuzive e të shoqit.
Autoritet greke kane thënë dhe më parë se besojnë se ka të tjera motive për ngjarjen.