Kosovë- Detaje te reja mësohen nga raportet mes burrit dhe gruas që u vra prej tij para maternitetit në Kosovë.
Detajet nxjerrin në pah pasivitetin e organeve kompetente.
“Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj …. në prezencën tënde”, këto kanë qenë kërcënimet, fjalët e autorit të dyshuar, Sokol Halili, që viktima i kishte denoncuar në Polici në korrik të këtij viti, sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Kallxo”.
Në dosjen e siguruar nga Kallxo.com, po përfshihen deklarata e 35-vjeçares Hamide Magashi e cila kishte dhënë në një hetues muaj më parë.
35-vjeçarja u vra mbrëmë me armë zjarri në oborrin e maternitetit, dhe Sokolo Halili, është i dyshuari kryesor, që është dhe në arrati.
E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili. Ajo kishte thënë më parë se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj, kishte qenë nën praninë e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.
Përveç dhunës nga ish-bashkëshorti, Magashi kishte deklaruar edhe se çdo pagë të sajën ia dorëzonte bashkëshortit duke ia paguar kështu edhe gjobat në trafik. 35-vjeçarja kishte deklaruar se disa herë më radhë ishte kërcënuar me armë.