Zbulohet arsyeja shokuese pse u ndanë Nora dhe Roberti

Pas 13 vitesh bashkë Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre. Prej kohësh çifti përfliteshin për ndarje, por lajmet i konfirmoi dy ditë më parë postimi i Robertit i cili deklaroi publikisht se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.

Me anë të këtij postimi, Roberti e falenderoi Norën që e ka bërë baba dhe i uroi gjithë të mirat.

Ndarja e tyre u prit me shumë kritika nga fansat dhe komente të pafundme. Por cila ishte arsyeja që e çoi çiftin në ndarje?

Burime pranë dyshes kanë treguar se Roberti dhe Nora prej muajsh kanë pasur sherre të vazhdueshme në familje. Kjo ka çuar edhe në largimin e Robertit nga shtëpia dhe zhvendosjen e tij në një banesë të re.


Të njëjtat burime kanë treguar se shkak i sherreve ka qenë edhe largësia mes çiftit pasi të dy kohët e fundit kanë qenë të zënë me koncerte.

Pavarësisht zënkave, Roberti dhe Nora e kanë marrë bashkë vendimin për ndarje pas disa muajve përpjekje për ta bërë martesën të funksionojë./Xing.al