Këtë sezon televiziv, pas shumë vitesh, Arjan Çani u largua nga Tv Klan bashkë me emisionin e tij “Zonë e Lirë”, teksa fillimisht u tha se hapsirën e tij të transmetimit do ta merrte programi i ri i Luana Vjollcës, por “ZemërLuana” nisi të dielën në prime time dhe e premtja e Çanit është ende e lirë.
Sa i përket gaztarit, mga media të ndryshme u raportua se ai do të niste një aventurë të re televizive në “Abc News”, por deri më tani asgjë nuk ka nisur dhe mesa duket palët nuk kanë rënë në dakord.
E mesa duket e ardhmja e Çanit do të jetë në një tjetër ekran, teksa burime jozyrtare për “News31” kanë konfirmuar se ai ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Top Channel, për ta nisur emisionin e tij në këtë televizion.
Nuk dihet nëse këtë herë bisedimet kanë shkuar si duhet për moderatorin ikonë të “Zonë e Lirë” dhe nëse do ta shohim në siglën e Top Channel, që do ta bënte televizionin e katërt ku programi do të trasmetohej, por nëse ndodh, mos na thoni që s’ju thamë…