Lori Hoxha i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve duke konfirmuar se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të drejtojë emisionin “Top Story”, në Top Channel.
Përmes një postimi në “Instagram”, Lori ka bërë me dije se emisioni do të fillojë transmetimin ditën e hënë.
Gdira Duma disa ditë më parë vendosi që të heqë dorë nga mandate si deputete.
Ajo u shpreh se ka dorëzuar shkresën në Komisionin e Mandateve dhe se kjo ishte më e mira.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit në Komisioninn e Mandateve. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.
Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbu,. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Ky ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Faleminderit që keni Ardhur dhe çfarë këni bërë në oborret e PD”, tha Duma.
Ndërkohë, prej ditësh po përflitej se Duma hoqi dorë nga mandate i deputetes pasi do të moderonte një emision televiziv.