Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat në Fier ku humbi jeten 3-vjeçari ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka treguar se të premten fëmija ka shkuar në kopësht si çdo ditë tjetër dhe babai i tij Arjol Kodheli e kishte çuar.
I ati atë ditë ka paguar pagesën mujore të kopshtit dhe i ka kërkuar edukatores që ta bëjë gati fëmijën pasi do ta merrte vetë rreth orës 13:00. Edukatorja 27-vjeçare kishte një marrëdhënie shumë të mirë e shumë të dashur me fëmijën i cili ishte shumë i dashur dhe i shkathët. Fëmija qëndronte në kopsht pasi hante ushqim, por dhe flinte së bashku me fëmijët e tjerë.
Ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte fëmijën, edukatorja e ka bërë gati e ka veshur dhe e ka lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante. Ky ka qenë dhe momenti. Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë. Por kur edukatorja është kthyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Edukatorja i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin. Mësohet se fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mbytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.