Kënga e fundit e Bes Kallakut u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.
Mbrëmjen e djeshme Xhensila ka zgjedhur ti përgjigjet Besit me një poezi nga ‘Rudyard Kipling’ në InstaStory.
“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ta hedh ty dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”
Kujtojmë se nga martesa e tyre disa vjeçare, çifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.