Këngëtarja e njohur Xhensina Myrtezaj ka pasur një fëmijëri të vështirë, pas divorcimit të prindërve të saj kur ajo ishte shumë e vogël.
Në një rrëfim ndryshe sonte në “A live night”, Xhensila tregoi se gjatë kësaj periudhe, asaj iu desh të kuptonte se çfarë ishte jeta, ndoshta parakohe.
Xhensila ndihet mirënjohëse ndaj nënës së saj, e cila i ka bërë ballë vështirësive në rritjen dhe edukimit të dy vajzave të saj.
“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë.
Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime. Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë.
Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahej e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”.