Aktoret e Portokallisë, Renada Caci dhe Arjola Demiri, janë përfshirë në një debat online që nisi fillimisht me motrën e Arjolës, kur aktorja ishte akoma në Big Brother. Ishte një status i Renadës, e cila ironizoi Arjolën me një foto të një dhie, ku shkruante se “Big Brother ta zbulon surratin siç e ke”.
Motra e Arjolës bëri një replikë me një foto të personazhit të Ursulës te Sirena e Vogël, duke shkruar se Renada ka “13 vjet artiste dhe nuk e njeh askush”.
Kjo përplasje është rikthyer në vëmendje dje, në “Goca e gra”, ku Arjola u pyet nëse ka pasur më parë debate me Renadën, gjë që ajo e ka mohuar.
“Nuk jemi përplasur asnjëherë. Kam përshtypjen që Renada e ka totalisht xhelozi profesionale. Një ndër aktoret që unë kam pëlqyer veç Albanës, e cila është mikja ime, ka qenë edhe Renada dhe e kam vlerësuar me notat maksimale. Thjesht mendoj që ajo ka një xhelozi profesionale,” –tha Arjola duke theksuar edhe njëherë që kjo ishte hera e parë që ato përplasen bashkë.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi një reagim tjetër edhe nga Renada, e cila në disa video të postuara në profilin e saj në Instagram, shprehet:
“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë?! Aq më tepër për filanen?! Do të më vinte për të qeshur shumë. Kështu që vajzë e mbarë, rri urtë ose më mirë ik nga ke ardhur. Ç’të them unë! Nuk je për atë punë. Mirupafshim! Dhe më lini rehat se jam në botën time. Jam shumë mirë! Mos më përmend më nëpër emisione!”
Renada më pas e ka fshirë videon edhe nga Story, edhe nga Feed i Instagramit.