“Welcome”, Albana Fico i kthehet Alfred Çakos: Përhap budallëqe, jo çipi, jo kjo apo ajo…..

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka reaguar e rev0ltuar ndaj deklaratave të k0nspiracionistit Alfred Çakos në lidhje me deklaratat për vak.sinën. Fico u shpreh nga Elbasani gjatë një takimi me studentët, se njerëz të papërgjegjshëm përhapin deklarata të rreme duke u mbushur mendjen qytetarëve që vaksina ka çip.

“Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji. Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje. Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksi nohem. Welcome, humb jeten, se kështu i bie”, deklaroi
Fico.