Vogelushja 10 vjecare nderron jete pas semundjes se rende

Nje vajze 10 vjecare ka humbur jeten pasi kishte probleme me zemren.

Vogelushja Elsja kishte nje Sindrome e njohur si HLHS ishte e lindur dhe nuk korrigjohej as me kirurgji por thjesht mund te mbahej disi ne kontroll.

Aorta kryesore qe con gjakun ne trup, ne kete rast ishte me vogel se zakonisht dhe keshtu zemra nuk eshte e afte te pompoje gjak sic duhet.

Ajo kishte nje defekt ne zemer, i cili e beri te kalonte mbi 10 nderhyrje kirurgjikale e nga keto mbi 5 operime ne zemer, si edhe ishte renditur ne listen e gjate per transplant zemre.

Te afermit e Elsias thone se vajza 10 vjecare ndriconte cdo vend ku shkonte me buzeqeshjen e saj. Ajo ishte nje vajze e forte dhe shume e guximshme, e cila njihej nga te gjithe si nje frymezim jete.

Nena e saj Alicia 28 vjece dhe babai Stuart 29 vjec jane shume te hidheruar per humbjen e saj dhe 2 vellezerit me te vegjel e ndjejne shume ikjen e saj.

Ditet e fundit prane vajzes, familja po rikujton simptomat qe mjeket kishin tregur si shenjat qe tregonin fundin e betejes per jeten por ata thjesht nuk donin ta pranonin ikjen e vajzes se tyre.

Kjo ngjarje i ka prekur te gjithe njerezit qe e njihnin familjen e tyre, shoket e shkolles e me gjere.

Familja madje ka ngritur nje GoFunMe per te bere percjelljen sic duhet ne banesen e fundit per vogelushen, qe do te organizohet ne date 11 janar 2024.