Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar nga ky aeroport në datë 6 dhjetor, duhet në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Lajmi në përditësim…