Kryeministri Rama thote se nga java qe vjen nuk do kete me shtengime por shqiperia do te hapet 100 perqind dhe jeta fillon aty ku e kemi lere para 2 muajsh dhe ky eshte nje lajm i mire qe ne me ne fund jemi te lire.
Kryeministri tha se të vetmet aktivitete që do të qëndrojnë të mbyllura edhe për pak kohë janë transporti publik, sportet, dasmat.
Ai thote se:“Mos harroni, lani sa më shpesh duart, sepse ai nuk ka ikur”.
“Kjo është java e fundit e masave kufizuese të lëvizjes. Më 1 qershor hapen kopshte, kufijtë, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, plazhet do jenë të hapura. Por nuk do lejmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve që të vendosin çadra në rërë, pa autorizimin e përkatës.
Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra. Detajet të premten kur të dalë urdhri. Ju falenderoj edhe njëherë për gjithçka dhatë nga vetja. Shumë shpejt do t’ju prezantojmë planin e përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, për të dalë më të fortë.