Lejet e qëndrimit te ripërtërira të emigrantëve që punojnë e jetojnë në Greqi për periudhën e tanishme të koronavirusit, mësohet se do të dërgohen me postë në shtëpitë apo adresat e deklaruara në shërbimin e të huajve nga vetë emigrantët e interesuar.
Ministria greke e Emigracionit, ka publikuar se fundmi nje njoftim në gazeten zyrtare të qeverisë greke vendimin. sipas të cilit, lejet e qëndrimit lëshuar nga muaji shkurt e deri në prill dhe në vijim do t`u dërgohen emigrantëve me shërbimin e vecantë të postës greke, me kosto të vetë qeverisë greke.
Ky vendim i ri shmang paraqitjen e emigrantëve apo avokatëve të tyre në Qendrat e të Huajve, pasi ato me një vendim të qeverisë greke tashmë qendrojne të mbyllura.
Pak kohë më parë Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, ku dihet se pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, njoftohet se lejet e qëndrimit të cilat skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj, do të ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor.
Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit beri nje zgjatje, para një jave, me 4 muaj edhe vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit apo kartat e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare.
Vendimi, fatmiresisht u vjen në ndihmë disa mijëra qyetarëve shqiptarë që kanë marrë apo aplikuar për azil në Greqi dhe qe ndoshta kane dokumentet qe kishin skaduar apo që skadojnë gjatë kësaj periudhe kohore.