Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar sot se në buxhetin e 2022 do ketë rritje pagash për mësuesit.
Kushi e cila ka bërë me dije se është evidentuar problemi i parregullësive në tekste, shkollore duke njoftuat se ka nisur rishqyrtim i të gjitha lëndëve shkollore.
Ajo tha se në buxhetin e këtij viti do të ketë 20 mln lekë për pasurimin e bibliotekave në shkolla si dhe 110 mln lekë për shkollat e arsimit special etj.
“Këtë mandat objektivi është të rriten pagat me 32% në të gjitha shkollat. Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë përmirësime tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e teksteve për të rregulltar çdo parregullsi për tekstet shkollore/. 20 mln lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t’i kthyer këto shkolla në qendra burimore”, tha Kushi.