Lajm i mire vjen nga Italia ka vendosur të lejojë ceremonitë martesore pasi ishin te ndaluara por ka nje kusht qe duhet ruajtur distancimi social.
Por cifti nuk duhet te vendos maskat nese ata nuk duan.
Vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor ka hyrë në fuqi nga kjo e shtunë.
Kërkesa erdhi pasi Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane argumentoi se “çiftet e reja nuk mund të konsiderohen të huaj për njëri-tjetrin, ndaj është i tepërt përdorimi i maskës në altar.”
Njëkohësisht është lejuar të hiqen dorezat njëpërdorimshe gjatë kungimit, me rekomandimin e peshkopëve dhe të ruhet higjena me përdorimin e solucioneve dezinfektuese.
Mbetet e detyrueshme edhe distanca të paktën 1 metër nga njeri tjetri.