Një lajm i mirë vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në lidhje me fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ” Nënë Tereza”.
Me anë të një postimi në Facebook ajo ka njoftuar se një kompani tjetër prestigjioze do të nisë fluturimet nga aeroporti në Rinas.
Bëhet fjalë për kompaninë prestigjoze spanjolle “Iberia”, e cila nga 20 qershori do të kryejë fluturimet Madrid-Tiranë- Madrid.
Postimi:
Lajm i mirë për ✈️Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjoze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Iberia 🇪🇦spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë 📍Madrid-Tiranë- Madrid
Autoriteti i Aviacionit Civil – AAC