Një sasi prej afro 1 milion e 75 mijë euro janë sekuestruar në Rinas, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Burime bëjnë me dije për noa.al se Operacioni është kryer nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Goditet një rast i tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas nga Kameruni.
Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.