Një familje shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për mashtrim.
Bëhet me dije se familja shqiptare është arrestuar me akuzën e mashtrimit ndaj klientëve të hotelit që drejtonin.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet sekuestruan mbi 145,000 eurove nga tre të dyshuarit që lidhen me përdorimin e padrejtë dhe falsifikimin e instrumenteve të pagesave përveç parave të gatshme.
Dy prindërit dhe djali i tyre, i cili administronte një hotel në vitin 2021, kishin vjedhur të dhënat e kartës së kreditit dhe ATM me të cilat klientët kishin paguar për qëndrimet e tyre, duke i përdorur ato për të kryer 150 transaksione të paautorizuara.
Guardia di Finanza ka sekuestruar llogaritë rrjedhëse dhe kartat e parapaguara, 8 ndërtesa, 5 makina dhe 1 motoçikletë në dispozicion të të dyshuarve.