Ditën e djeshme, banorët e shtëpisë së Big Brother duhej të improvizonin një skenë nga disa filma të ndryshëm. Në fillim, panë sekuencat në ekran dhe më pas duhej t’i realizonin. Donaldi dhe Monika u caktuan për të interpretuar një pjesë nga filmi “Përrallë nga e kaluara”.
Teksa po mundoheshin të interpretonin rolet e tyre, Donaldit i ndodh një e papritur. Ai ndodhej i shtrirë në një tavolinë që shërbentë si djep, por pas pak sekondash u thye dhe ra në tokë. Kjo shkaktoi të qeshura mes banorëve që po shikonin interpretimin e tyre.
Kujtojmë që edhe Arjola dhe Iliri patë një performancë nga një film, ku të dy interpretuan një moment ku dhe shkëmbyen dhe një puthje në buzë. /abcnews.al