Video/ Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, qytetarët dalin të alarmuar në rrugët e qytetit

Sipas informacioneve më të fundit, një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter dhe thellësi 7 kilometra ka tronditur Turqinë pasditen e sotme.

Mediat turke bëjnë me dije se epiqendra ka qenë në lagjen Pütürge të Malatya por është ndjerë edhe në krahinat përreth, veçanërisht në Adiyaman.

Pas tërmetit kryetari i Bashkisë së Malatya, Selahattin Gürkan deklaroi se nuk kishte raportime për humbje jete dhe prona të dëmtuara në rajon.

Njerezit dolen me vrap nga banesat e tyre.